MENU
klinika

Historia e Laurës

“Zbulova që kisha turbekuloz… frika më e madhe ishin nxënësit”

07.01.2020 - 18:17

Laura kishte kollë për shumë muaj.

Disa vizita të mjekëve kishin rezultuar në një varg diagnostikimesh: zbaticë acidi nga stomaku , pneumoni dhe bronkit. Megjithatë simptomat e saj vazhduan të përkeqësohen. Ajo ishte duke djersitur natën, kishte humbje peshe, lodhje të rëndë dhe akoma, kollë e vazhdueshme. Pas shumë keq diagnostikimeve, ajo përfundimisht u diagnostikua me sëmundje të tuberkulozit (TB). Ajo nuk dinte shumë për TB në atë kohë përveç se ishte ngjitëse. Si mësuese në shkollë, një nga shqetësimet kryesore kur mësoi se kishte TB ishte mirëqenia e nxënësve të saj. Miqtë, familja dhe njerëzit e komunitetit të saj ishin gjithashtu të shqetësuar.

 “Komuniteti ku unë jetoj është shumë i vogël. Pasi morën vesh që kisha TB, natyrisht që ata ishin shumë të frikësuar. Ata nuk e dinin se si funksionon TB dhe si kontraktohet. Dhe sapo u edukuan nga departamenti i shëndetësisë, ata ishin më të hapur për të më afruar – për të më treguar mbështetjen e tyre, “kujton Laura.

Tuberkulozi ështe një gjendje që prek mushkëritë. Nuk  përhapet nga të gjithë . Ai përhapet nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes që e përhapin atë kur kolliten , flasin ose edhe kur këndojnë duke lëshuaruar bakterie në ajër. Për shembull , tuberkulozi nuk mund të ngjitet me anë  të sendeve, por ngjitet vetëm kur njeriu fut në mushkëri ajrin ku ka grimca që përmbledhje bakterie. Tuberkulozi nuk ngjitet leht, Prandaj nga ata që gjenden të ekspozuar plotësisht, vetëm një e treta mund të preket  nga tuberkulozi. Rreziku i ngjitjes së tuberkulozit ulet kur njeriu që vuan pret tij, kollitet në mënyrën e duhur dhe nuk përhap bakterie. Mbështetja e prindërve, burrit dhe fëmijëve e ndihmoi atë të kalonte nëntë muajt e vështirë të trajtimit. Departamenti i saj lokal i shëndetësisë gjithashtu luajti një rol të rëndësishëm. “Unë i shoh ata që vijnë në derën time çdo ditë për të më siguruar ilaçet që duhen dhe të më edukojnë pak për tuberkulozin,” thotë Laura.

Me sëmundjen e TB që e ndjek pas, Laura tani është anëtare aktive e rrjetit të mbijetuar nga TB Ëe Are TBexternal. Ajo dëshiron të ndajë përvojat e saj me TB për të rritur ndërgjegjësimin për sëmundjen dhe për të ndihmuar të tjerët. Laura flet spanjisht dhe anglisht. Ajo dëshironte të ndante tregimin e saj në të dy gjuhët për të zgjeruar më tej shtrirjen e mesazhit dhe për të rritur shanset për të arritur më shumë njerëz për të rritur vetëdijen për TB. “Doja të sjell ndërgjegjësim te njerëzit e tjerë. Të ndërgjegjësohet publiku për tuberkulozin dhe si mund të kontraktohet. Dhe për mjekët që të gjejnë një kurë më të mirë ose të diagnostikojnë më shpejt TB-në.

Dhe për studiuesit, për të dalë me një trajtim më të mirë, më të shkurtër dhe efikas për pacientët, ”thotë Laura.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN