MENU
klinika

Prezantimi

Zyrtare, Grezda rikthehet aty ku shkëlqeu

07.01.2020 - 13:38

Akordi ishte arritur që një ditë më parë, por sot ka ardhur firma dhe prezantimi. Eros Grezda ka mbyllur zyrtarisht aventurën me Rangers në Skoci dhe rikthehet tek Osijek në kampionatin kroat.

Tashmë gjakovari duhet të përqendrohet për t’u rikthyer edhe njëherë në maksimum në një kampionat të cilin e njeh mirë. Ndërkohë, me anë të një postimi në Instagram, Grezda ka reaguar:

“Ndonjëherë në jetë gjërat nuk shkojnë ashtu si dëshirojmë, por e rëndësishme është të mos heqim dorë nga ëndrrat. I uroj më të mirën shokëve dhe klubit”.

Grezda kalon në formën e huazimit dhe duket se rroga do të paguhet nga Rangers, në mënyrë që në verë të kenë mundësinë e shitjes së mesfushorit shqiptar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN