MENU
klinika

Vëmendje!

10 masat që duhet të merren për t’u mbrojtur nga koronavirusi

23.02.2020 - 14:25

Covid-19, virusi vdekjeprurës i përhapur fillimisht në Kinë i cili ka alarmuar tashmë të gjithë botën, ka shënuar shifra të frikshme viktimash dhe të infektuarish.

Virusi ka ardhur deri në vendin fqinjë, Itali, duke shënuar 2 viktima dhe 115 të infektuar deri tani.

Gjithashtu edhe Shqipëria është e ekspozuar ndaj rrezikut të kësaj epidemie, ndaj më poshtë ju tregojmë masat që duhet të merren për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

-Larja e shpeshtë e duarve.
-Nuk duhet të preken me duar sytë, hunda dhe goja.
-Duhet të mbulohet hunda dhe goja kur teshtihet.
-Duhet të shmanget kontakti i afërt me personat e prekur nga infeksionet respiratore akute.
-Nuk duhet të merren antibiotikë, përveç rasteve kur rekomandohen nga mjeku.
-Sipërfaqet duhet të pastrohen me dezinfektantë me bazë klori ose alkooli.
-Personat që dyshojnë se janë të infektuar, apo ndihmojnë persona të tjerë të infektuar, duhet të përdorin maskë.

Gjithashtu duhet patur parasysh:

-Kafshët shtëpiake nuk e përhapin koronavirusin
-Produket “Made in China” dhe pakot që vijnë nga Kina s’janë të rrezikshme.
-Në rast se keni më pak se 14 ditë që jeni kthyer nga vendet e prekura nga koronavirusi dhe shfaqni shenja të sëmundjes, kontaktoni numrin e Urgjencës Kombëtare: 127