Videoja e një djali 9-vjeçar që kërkonte të vriste veten me litar, ka bërë së fundmi xhiron e rrjetit. E ëma e tij publikoi videon në rrjetet sociale dhe tregonte momentin e dhimbshëm kur i biri i lutej që ajo t’i jepte litar të vriste veten, pasi shokët e bullizonin në shkollë.
Videoja e vogëlushit është parë nga 14 milionë njerëz dhe reagimet e tyre kanë qenë të shumta. Njerëzit kanë shprehur mbështetjen e tyre, duke postuar në rrjetet sociale mesazhe me hashtag “Jemi me Quanden” dhe “Stop bullizmit”.
Këtë gjest e kanë bërë prindër, nxënës dhe shumë personazhe me ndikim në botë, mes tyre edhe djali i presidentit Donald Trump, Eric. Komediani Brad Williams ka treguar se ka mbledhur para për t’i mundësuar vogëlushit një udhëtim me familjen, në mënyrë që edhe ai të kuptojë se bota është e bukur.