MENU
klinika

Intervistë ekskluzive nga Mentor Nazarko

Ermenji, ballisti i rikthyer për të shpëtuar kombin…

08.02.2020 - 18:07

Balli Kombëtar humbi dhe me fitimin e luftës nga Nacionalçlirimtarët, Abaz Ermenji largohet nga Shqipëria dhe ikën drejt Francës, ku edhe jeton si i dëbuar politik. Por emri i tij është dëgjuar përsëri, pikërisht në grahmat e fundit të komunizmit në vitin 1990, ku në një komunikatë të Partisë së Punës ai akuzohej si organizator i refugjatëve që kishin ikur me ambasadat po ato ditë.

Po flitej për një eksponent të Ballit Kombëtar, një ish- komandant të tij që kishte lënë emër të mirë gjatë luftës dhe që me sa duket ishte ende gjallë. E pas kësaj ngjarjeje Ermenji rikthehet në Shqipëri ku edhe merr kreun e Ballit Kombëtar në Kongresin e 1992.

Ai jetonte në Paris dhe qe shfaqur në Shqipërinë e hapur si shumë emra të tjerë të harruar, pjesë e historisë së viteve ’30 – ’40 – të, që befas kishte filluar të shfaqej e modifikur, ndryshe, pa ato ngarkesa që kishim mësuar deri atë ditë. Emri i tij erdhi bashkë me atë të Hasan Dostit, Vasil Andonit, Sadik Premtes, Iliaz Toptanit etj, që befas, kishin dalë në kufijtë e një kohe të re.

Më poshtë gjeni një pjesë nga intervista e realizuar nga Mentor Nazarko për gazetën “Dita” në 2 nëntor 1995…

M. Nazarko: Po lordi Bettell?

A. Ermenji: Ah… Loridi Bettell është një palaço që s’ka asnjë rol, kanë qenë të tjetre anglezë me ne. atëherë anglezët më kishin dhënë ca armë antiajrore, ca topa antiajrorë sa për të thënë, por jo armë individuale. Do të kujtoj këtu deklaratat amerikane dhe sovjetike për njohjen e Lëvizjes NAÇI që u dhanë zemër komunistëve. Për rrethimin tonë në Berat flet dhe një historian I shquar francez, që ka shkruar për qëndresat kombëtare në Europë! Në vëllimin e I ai shkruan :” Fuqitë fashiste s’guxuan të dilnin prej Beratit, sepse luftëtarët A. E. shtinin mbi ta si lepuj”. … Më tej rrethimi im në Lapardha ku dy djem komunistë më lajmëruan dhe pas çarjes së rrethimit, komunistët lëshuan një trakt për patriotin A.E. etj. Nuk e kam ruajtura atë trakt. Komunistët ishin superior në organizim, por ata e kishin frikë Ballin si numër.

M. Nazarko: Sa është maksimumi i trupave që ka arritur Balli?

A. Ermenji: Ajo varet nga periudhat. Ka arritur deri në 12 000. Ne s’mund t’ia mbanim gjithmonë trupat të organizuara.

M. Nazarko: Po në ’44?

A. Ermenji: Në vjeshtë të ’43 ne luftonim me gjoks ndaj gjermanëve, ata na ranë pas shpine. Unë vazhdova qëndresën. Pas nëntorit ’43 mbasi u mbërritën përforcime ata më goditën në Berat. U shtrëngova të ndërpres qëndresën ndaj gjermanëve dhe të fillojë luftën kundër tyre. I përzura deri në Dangëlli. … gjermanët atëherë kanë lejuar që të t’i qarkullonin shqiptarët me armë, por ata ishin të tjerë, jo B.K.
“Dita”: Në operacionin e qershorit ku keni luftuar?

Kanë qenë komunistët që kanë luftuar më shumë atëherë. Unë përfitova dhe i ka goditur gjermanët në Lushnjë, Peqin. Komunistët atëherë kishin më shumë hov, më shumë armatim prej anglezëve, ndaj ata luftuan më shumë. Nuk mund ta shtrembërojë historinë unë…

M. Nazarko: Pas qershorit?…

A. Ermenji: Gjermanët vranë Skëndër Muçon. I zunë me tradhti bashkë me Yzeir Ismailin, Zako Muezinin. Kërkonin të më vrisnin edhe mua. Kjo i theu krahët e mi. Në fillim vetëvrasja e Safet Butkës, vrasja e Hysen Lepenicës, vrasja e S. Muçës e theu krahun e Vlorës. Unë ngela si një ishull në Berat edhe kundër gjermanëve edhe kundër komunistëve. Unë s’kisha fuqi të bëja luftë totale atëherë. Lashë Shqipërinë e jugut dhe bëra si qendër Kalanë e Pezës. Anglezët më premtuan ndihma teknike dhe më dhanë specialistë për mina, prerje telash etj. Kam bërë disa aksione kundër gjermanëve atëherë si poshtë në fushën e Pezës për të cilin foli edhe Radio Londra dhe psesë a gjashtë aksione kundër autokolonave Shkodër- Tiranë. Më tej Ermenji tregon se u përpoq me shpresë të ngjitej në Veri për të organizuar rezistencën kundër komunistëve ndërsa gjermanët tërhiqeshin, pa ndonjë besim tek bajraktarët që kishin bërë “hija e vetvetes” që donin para, sepse vetëm ashtu mund të përdoreshin. Ermenji tregon përçarjen e rrethimit të komunistëve në Prezë, për peripecitë në Shkodër, përpjekjen e pasuksesshme për lëvizjen e Postribës në 1945, lëvizjen në zonat Verilindore drejt Korçës, arratisjen në Greqi më 1946. Në Greqi ai i shpëtoi dënimit me vdekje falë ndërhyrjes së komandës aleate e po ashtu në Itali një dënim të gjatë.

M. Nazarko: Ju a keni bashkëpunuar me gjermanë si person? Po ndonjë grup a fraksion tjetër i Ballit?

A. Ermenji: Unë jo po për bashkëpunim me gjermanët ka patur më shumë fraksione të Çlirimtares se të Ballit. Ata që donin të shpëtonin kokën dhe ndaheshin qoftë nga Balli qoftë nga NAÇ. S’mund të na i ngarkojnë neve të tëra. Xhelal Straveska dikur komunist u bashkua me gjermanët që e bënë komandant të Tiranës. Vodhi tregtarët, iku bashkë me gjermanët, u dënua në Itali 15 vjet.

Abaz Ermenji për sot

M. Nazarko: Ju jeni kryetar i një partie legale që vepron në Shqipëri. Zëvendëskryetari i PS-së tha me rastin e ardhjes tuaj se “Ne presim që A.E. të vinte prej Francës së qytetëruar me mesazh paqeje, por ai erdhi me mesazh hakmarrje…”

A. Ermenji: Kjo është një gënjeshtër që as qeni se gëlltit. Porsa vura këmbë, i deklarova RTV se kam ardhur për bashkim të gjithë shqiptarëve vullnetmirë për të shpëtuar kombin e tyre. Hakmarrjen e kam dënuar që në kongresin e 1970 në Detroid apo më parë Napoli. Atëherë kam thënë se “Në histori nuk ka hakmarrje. Ai që do të vejë në Shqipëri për t’u hakmarrë të ndahet prej nesh” 25 vjet më parë! Edhe në mbledhjen në Akademinë e Arteve edhe të gjithë aty që kanë pritur. Si guxojnë të thonë një gënjeshtër kaq të pacipë, apo e konsiderojnë popullin bagëti. Ne do të mundohemi me të gjitha mjetet tona të shpëtojmë popullin tonë prej kësaj kategorie, por s’kemi asnjë ndjenjë hakmarrjeje.

M. Nazarko: Ju do t’ia jepnit për shembull dorën kryetarit të PS-së Nano?

A. Ermenji: Atij që është në Burg? Nanos? Jo. Ata që na vranë, përdhunuan dhe gënjejnë akoma kundër nesh? Kanë shpallur luftë civile pas Mukjes? Për ç’arsye? Nuk kam kurrë besim të bashkëpunoj me këta njerëz, po të bëj ndonjë gjë kundër atyre edhe sikur të kisha fuqinë nuk do të bëja kurrë. Ata duhet të kenë të drejta si të gjithë.

M. Nazarko: Programi i BK “dekalogu” ishte një program socialdemokrat, tani Partia juaj e quan veten të djathtë.

A. Ermenji: Të gjitha partitë me social… janë gënjeshtra të shpifura nga demagogët. Ka PSD si aj o gjermane që se di pse quhet ashtu, që ka bërë gjëra të mira duke ngritur ekonominë dje, apo bashkëpunon sot me CDU-në e Kolit. Gjithashtu edhe ajo Laburiste në Angli. Por kudo kanë qenë më të dëmshme se të vlefshme, sidomos në Francë. Sa për dekalogun, ai nuk bazohet në Marksizëm. Ai niset nga mendimi që populli shqiptar po s’ekzistoi si komb s’mund të bëjë asnjë reformë shoqërore apo ekonomike: ndaj çdo njeri që karakterizohet nga logjika aristotliane… (shpejgim për logjikën). Ne kur jemi nisur si B.K jemi mbështetur te Naim Frashëri, Vaso Pasha, Jani Vreto etj. Të parën duhet ta mbrojmë kombin shqipëtar dhe them “ unë jam proletariat botëror, domethënë ti s’njeh kombin shqiptar. Mehmet Shehut tha një herë në Skrapar para se ‘na mjaftojnë vetëm 300 çifte, djem e vajza dhe le të zhduket kombi shqiptar, se bota ka e miliarda proletariat botëror”… Disa reforma të Ballit i ka kërkuar Avni Rustemi që pas lirimit me Shoqërinë Bashkimi. 1. Reforma agrare – tokë e mjaftueshme për bujkun dhe të gjithë. 2. E drejta e punëtorit për pagim të mirë, shtëpi etj.
B.K do të zhvillonte reforma agrare radikale, do të përpiqej për pagesë të mirë, shtëpi e ndihma për nxënësit bij punëtorësh deri edhe bij shqiptarësh më të vobektit ( jep shembullin e Mikelanxhelos, Dostojevskit, Sami Frashërit). I vetmi vend i njerizimit që i lufton këto vlera është komunizmi. Balli ka bërë dekalog e do ta mbajë. Pa komb nuk ka reforma. Vetëm pasi të mbrohet kombi, fillon dekalogu –barazia e të drejtave njerëzore, barazi para ligjeve, jo barazi njerëzish. Nëse ne fillojmë me ata të së djathtës ne kemi provuar më parë të punojmë me të majtës dhe prova është Marrëveshja e Mukjes. Po si mund të vete t’i shtrëngojë dorën zotit Nano a kushdo qoftë, kur edhe tani pas asaj që u bë në 50 vjet shkon e i thotë popullit se unë do të hakmerrem? Ai dhe bashkëpunëtorët e tij kërkuan që populli të më urrejë mua, të mos më pranojë në gjirin e tij se unë kam ardhur të hamerrem kundër xhelatëve të popullit shqiptar. S’kam ardhur t’i bëjë gjë atij.

M. Nazarko: Ç’mendim keni për qeverisjen aktuale ’92-’94?

A. Ermenji: Nuk është se punët janë të përsosura. 400 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria, femrat në perëndim shumica prostituta. Nëse situata do të ishte normale këtu- ajo ekonomike, s’do të ishte kjo gjendje, por s’mund të them që qeveria është kështu apo ashtu sepse s’jam thelbësisht i informuar. Nuk e di se cilat janë mundësitë e qeverisë aktuale. Unë mendoj se sikur të ishte një tjetër mund të bënte më shumë, por e mendoja i një gjë abstrakte, sepse nuk e di se cilat janë mundësitë e tyre. Në lidhje me mua qeveria e sotme është shumë e mirë sepse ka lejuar që të gjithë simpatizantët e mi të dilnin e të më prisnin në aeroport, që unë të mbaja fjalime, t’jua jap deklaratat gazetarëve për atë që mendoj dhe kjo është një provë demokracie, sepse në një diktaturë nuk mund të bëhen këto. Më tej do të shohim sesi do të zhvillohen ngjarjet në të ardhmen, po në një vendim të prerë, që të kritikojmë qeverinë e tanishme nuk e kam pasur as kur isha jashtë. Por edhe një gjendje të tillë që lulja e rinisë shqiptare të arratiset me qindra mijë përjashta, sepse s’gjendet punë këtu dhe s’kanë ç’të hanë këtu. Nuk duhet ta pranoj këtë gjë. Duhet të mundohemi që këto plagë t’i shërojmë.

M. Nazarko: Disa gazeta shqiptare kanë shkruar se ju erdhët vetëm pasi morët vesh se Shefqet Peçi u arrestua.

A. Ermenji: As e kam njohur kurrë Shefqet Peçin po as e kam konsideruar më shumë se një fill kashte.

M. Nazarko: Ëshë arrestuar para një jave dhe vdiq në burg

A. Ermenji: Ndjesë pastë. Nëse Shefqet Peçi është arrestuar ka një javë, unë e kam shpallur në gazetën Balli i Kombit më 28 korrik që do të kthehem në Shqipëri. Pra para tre muajsh kam shpallur që i di nevojat tuaja dhe do të vi në Shqipëri ku hyn kjo që unë u ktheva pasi…

M. Nazarko: A jeni dakord me hapjen e gjyqeve kundër krimeve të luftës, kundër Haxhi Lleshit, kundër …

A. Ermenji: Sigurisht që jam dakord sepse që dakord e gjithë bota për të hapur gjyqin Nurmbergut për të dënuar kriminelët e njerëzimit. Se ata nuk janë as kriminelë personal që vranë një njeri, por janë kriminelë që zhdukën njerëzimin siç janë teoritë e Marksit. Nuk jam unë që arrestoi e gjykoi, por autoriteti i vendit. Këtë nuk mund t’ia kërkojë unë se ai mund të thotë se kështu bëri e gjithë bota në Nyremberg…

M. Nazarko: Po të ishit ju do t’i falnit?

A. Ermenji: Unë do të respektoja vendimin e gjyqit. Nëse unë do të isha autoritet i vendit do të ndërtoja sistem gjyqësor arbitral të vërtetë, jo sipas urdhrave nga shteti. S’do të lejoja kurrë që një gjyq të mos bëhej lirisht. Gjyqi do t’i dënonte. Pastaj i takon kryetarit të shtetit t’i falë ose jo, por unë nuk kam ndonjë pretendim të jem kryetar shteti. Nëse do të jem diçka, kjo varet nga populli shqiptar, nëse do të kem mundësi të luaj ndonjë rol politik këtu (shembulli i Zhiskar d’ Estenit dhe dënimit me vdekje).

M. Nazarko: A jeni i zhgënjyer për ata që ka ndodhur 50 vjet, apo për atë që gjeni tani?

A. Ermenji: Sidomos për atë që po gjej tani. Është antinjerëzore të shpifësh se unë kam ardhur të hakmerrem.

M. Nazarko: Ç’mendim keni për Enver Hoxhën, si koleg apo…?

A. Ermenji: Nuk kam pasur asnjë konsideratë se e di që ka qenë një vagabond, një njeri fallso që kish dashur të ngjitej në fuqi me anën e komunizmit. Shiti gjithë ato komunistë që ishin në krye që të sundonte me ndihmën e BS.

M. Nazarko: Në aspektin moral, meqë e njihnit…

A. Ermenji: Kam dëgjuar që ishte imoral, po unë s’mund të hyj në këto gjëra pasi nuk kam fakte të sigurta. Më kanë treguar shumë detaje, po s’kam asnjë provë personale.

M. Nazarko: Nesër socialistët që kanë marrë 41% në zgjedhjet lokale që kanë pranuar ekonominë e tregut, që kanë marrëdhënie më PS-të e vendeve të tjera… do të thonë që profesor Ermenji na shau si komunista…

A. Ermenji: E dini mendimin tim për PS-në në Europë. Në Francë hajdutët më të mëdhenj ishin socialistët që i fal Miterani me dekret. Ka një libër në Francë “Miterani me 40 hajdutë”… Unë kam punë me popullin shqiptar si besoj këtij elementi.

M. Nazarko: Ju si besoni ish- komunistëve?

A. Ermenji: Jo, por me përjashtime. Kam pasur plot shokë e miq. Ne mundohemi t’i kthejmë ata në idetë kombëtare. Pa patur komb nuk ke reformë. Ne nuk tolerojmë gjakpirës, korruptues të mendimit njerëzor. Ne do t’i lejojmë të gjitha liritë demokratike.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit