MENU
klinika

Emrat

Aksident në Memaliaj/ Mësuesit që humbën jetën

07.02.2020 - 16:48

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të premte në Memaliaj të Tepelenës.

Një makinë tip “Benz” me mësues brenda saj ka rënë në greminë, duke shkaktuar vdekjen e 2 mësuesve, ndërsa dy të tjerë fatmirësisht kanë shpëtuar.

foto galeri

Viktima kanë mbetur dy mësues, të cilët kanë qenë duke u kthyer nga puna. Mësuesit që humbën jetën në këtë aksident janë Aleksandër Sako dhe Ornida Hoxha, 38 vjeçe.

foto galeri

Ata kanë qenë duke udhëtuar me makinë, kur mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin kullues, në krah të rrugës nacionale Memaliaj – Tiranë, duke i zënë brenda.

foto galeri

Memaliaj/ Informacion paraprak

Në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës, në vendin e quajtur “Mogila”, një automjet tip Benz ka dale nga rruga dhe është përmbysur. Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri që ndodhej në mjet.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.