MENU
klinika

Gjuta tentoi të futej me armë në selinë e PS?

Alarmohet policia/ Rama erdhi në seli me “Benz” dhe iku me “Lincoln” të blinduar

10.02.2020 - 16:45

Pas arrestimit të Vladimir Gjutës, 10 minuta para se të fillonte mbledhja e Kryesisë në Partinë Socialiste, ka bërë që Garda të rriste sigurinë e kryeministrit Edi Rama.

Burime bëjnë me dije se kryeministri Rama fillimisht ka ardhur me makinën e tij ‘Benz’, ndërsa më pas është larguar për çështje sigurie me makinën “Lincoln” e cila është e blinduar.

Ndërkohë detaje të reja janë zbardhur nga shoqërimi i Vladimir Gjutës, pranë selisë së PS. Gjuta ka tentuar të futet me forcë në selinë rozë, në momentin që brenda ka qenë kryeministri Edi Rama, duke zhvilluar mbledhjen e Kryesisë së PS.

Kjo ka bërë që Garda të ndërhyjë për ta neutralizuar Gjutën, deri në momentin kur kanë mbërritur policët dhe e kanë shoqëruar në komisariat, aty ku ndodhet akoma.

Sipas qytetarëve që kanë parë ngjarjen, Gjuta ka qenë i armatosur, në momentin që ka tentuar të hyjë në selinë e PS.

Nga ana tjetër ky informacion nuk është konfirmuar ende nga policia, e cila pritet të reagojë zyrtarisht për ngjarjen.