Alketa Vejsiu është nisur drejt “Sanremo”-s këtë të shtunë!
Moderatorja shqiptare, e cila do të jetë një ndër prezantueset e festivalit të mirënjohur italian, ka publikuar sot një foto nga aeroporti ku shfaqet me valixhet gati për misionin e saj të rëndësishëm.
Alketa shkruan se shpreson që të na bëjë të gjithë krenarë.
“Me uroni fat Shqiperia! Ju dua shume te gjitheve. Shpresoj t’ju nderoj”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Festivali Sanremo mbahet nga 4 deri më 8 shkurt, ndërsa Alketa do të prezantojë në natën e tretë të festivalit.
Bashkëshorti Ardi Nelaj dhe vajza e Alketës do të ndjekin nga afër Alketa Vejsiun,.
Moderatorja është shprehur e lumtur që do të ndajë skenën me partneren e futbollistit Cristiano Ronaldo, Georgina:
“Jam shumë e lumtur që do të ndaj skenën me Georgina-n. Jemi të dyja të huaja dhe më pëlqen ta mendoj Sanremo-n si një qytet të madh të bashkuar”.