(Ose:Çka i rekomandoj ministreshes së tanishme të arsimit?)
Universitetet Publike(UP) në Kosovë, për mendimin tim do të duhej të bëheshin qendra studimore dhe sosh ekspertizash, ashtu siç është në gjithë botën e civilizuar:
faktor impakti, gjerë tani ishte një ndër kriteret më të rëndësishme për vlerësimin e punës shkencore dhe akademike në UP, mirëpo praktikat e gjertanishme shkencore nëpër botën demokratike, kanë dëshmuar se tregues më domethënës dhe më kredibil lidhur me avansimet e gradave shkencore se sa indeksi i citimit, tash për tash s’ka…
Këto kritere mendojë se duhet futur pa hamendje edhe në UP.
Si shtrohet pyetja?
Në kuadër të fakulteteve, psh. do të duhej të përzgjedhën kordinatoret e Instituteve shkencore të cilët do të prodhonin Projekte të karakterit nacional… Pra, do të bënin studime ekskluzive me dobi nacionale;
Gjithashtu, mendojë se do të duhej të formohej me proceduara të shpejta një mutual trust, midis MASHT-t, Rektoratit dhe Institucioneve tjera që merren me probleme nacionale të arsimit në Kosove:
· Reforma për arsimin tonë s’është ndonjë luks i veçantë, por para së gjithash një nevojë imediate e akomodimit dhe e përshpejtimit të kompetivitetit shoqërisë dhe ekonomisë sonë me hapësirat euroatlantike:
· Reforma dosido duhet pranuar si një ofertë që garanton se do të kultivojë padyshim partneritetin dhe kohabitimin me standardet më të larta evropiane:
· Reforma në UP-ës, është kusht thelbësorë për demokratizimin e shoqërisë kosovare…
· Reformës në UP-ës, definitivisht duhet t’i paraprijë një depolitizim, depart.