06.02.2020 - 08:47
Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në pedonalen e qytetit në lagjen “Vasil Shanto”, ku mësohet se ka mbetur e plagosur një kalimtare e rastit.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 22:30, ku si pasojë e të shtënave ka marrë një plumb në këmbë 35-vjeçarja, Liljana Jeremija e cila nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
“Shënjestër” dyshohet të ketë qenë një makinë luksoze me targa gjermane e parkuar në pedonale, por nuk ka ende informacione se kush është pronari i saj.
Duke qenë se në ato momente nuk ka pasur asnjë njeri, dyshohet se ka qenë një formë kërcënimi për pronarin e saj ende të paidentifikuar.