MENU
klinika

"Urime udhëheqësit të VV dhe LDK..."

Balla përshëndet marrëveshjen për qeverinë e re të Kosovës

02.02.2020 - 12:26

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, për krijimin e qeverisë së re të Kosovës. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balla ka uruar udhëheqësit e VV dhe LDK që bënë të mundur që 2 Shkurti 2020 ta gjejë Kosovën me një marrëveshje kuptimplotë për Qeverinë e Re dhe vijimin e menjëhershëm të punës në rrugën e integrimeve europiane.

Gjithashtu Balla ka postuar dhe një video të veçantë të 30 viteve më parë më 2 shkurt 1990 ku shihet profesorit Anton Çeta me qindra profesorë, studentë, aktivistë, njerëz të artit e kulturës që mblidhnin në fusha e sheshe të mëdha popullin në çdo cep të Kosovës për të pajtuar ata që ishin në gjak mes tyre, për t’u bërë miq e vëllezër.
Në videon e postuar nga Balla në mes burrave në shesh spikat heroi kombëtar Adem Jashari.

Postimi i plotë i Taulant Ballës

Sot 30 vite më parë, më 2 shkurt 1990, me nismën e profesorit Anton Çeta dhe të studentëve të Universitetit të Prishtinës, nisi në Kosovë aksioni i madh i pajtimit të gjaqeve. Me në krye Anton Çetën, qindra profesorë, studentë, aktivistë, njerëz të artit e kulturës mblidhnin në fusha e sheshe të mëdha popullin në çdo cep të Kosovës për të pajtuar ata që deri dje ishin në gjak mes tyre, për tu bërë miq e vëllezër.

Heronjtë e këtij aksioni kombëtar, padyshim ishin ata që falnin. Ndiqni në këtë video fjalët e mençura të Anton Çetës që 30 vite më parë fliste për integrimin e Kosovës në familjen europiane, ku mes burrave në shesh spikat heroi kombëtar Adem Jashari. Urime udhëheqësve të VV dhe LDK që bënë të mundur që 2 Shkurti 2020 ta gjejë Kosovën me një marrëveshje kuptimplotë për Qeverinë e Re dhe vijimin e menjëhershëm të punës në rrugën e integrimeve europiane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Arritje sa më të mëdha në të mirë të Kosovës"

Meta përshendet marrëveshjen dhe uron Kurtin