MENU
klinika

Etienne Tare luan me Lazion

Cilën kombëtare? Djali i Igli Tares bën zgjedhjen

28.02.2020 - 19:08

Para pak më shumë se një muaji zgjedhja e kombëtares irlandez e djalit të Rudi Vatës, ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, bëri jo pak bujë në mediet tona, por edhe në Skoci e më gjerë.

Ndërkohë, një djalosh tjetër po rritet në gjurmën e të atit. Etienne Tare, djali i Iglit, ka debutuar disa javë më parë, me ekipin e dytë të Lazios. Një e arritje për këtë lojtar, pasi është vetëm 16-vjeç dhe njëkohësisht futbollisti më i ri në “Primavera” të kryeqytetasve.

Talenti është aty dhe koha është përpara, ashtu siç bëri edhe Thomas Strakosha, që tani nuk quhet më vetëm si djali i Fotos. “Sport Ekspres” ka bërë një intervistë me Etienne Tare, teka është pyetur edhe për Kombëtaren që do të zgjedhë.

Si shkon aventura te të rinjtë e Lazios? Aty ndodhen dhe shumë lojtarë shqiptarë, me kë kalon më shumë kohë?

Aventura po shkon në mënyrë të mirë. Unë jam lojtari më i ri në skuadër, luftojmë për të arritur në “play off” dhe këtë e kemi si objektiv. Me të gjithë lojtarët shqiptarë këtu kamë një raport shumë të mirë, ndihemi pjesë e integruar e skuadrës.

Sa e pret debutimin me ekipin e parë te Lazio? Mendon se do të jetë e afërt dita?

Të gjithë e ëndërrojnë që të debutojnë një ditë me fanellën e Lazios dhe unë si shokët e mi, por e di që është shumë e vështirë kjo gjë. Duhet që të arrijë deri në atë pikë me punë dhe sakrificë.

Sa i përket Kombëtares, e ndarë mendja se kë do të përfaqësosh?

Po, unë jam me nënë gjermane dhe babain shqiptar, por tradita është traditë e do më pëlqej që të luajë me fanellën e Shqipërisë.

Po sa i përket Koronavirusit, ka frikë dhe sa ka ndryshuar situata në këto kohë?

Ka frikë dhe po merren shumë masa, pasi po i dëgjojmë të gjitha e shpresoj që të gjendet një zgjidhje sa më shpejt. Edhe neve na e kanë bllokuar kampionatin këtu te të rinjtë për këtë problem. (Marrë nga Sport Ekspres)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I biri i ish-kapitenit të Kombëtares

As Shqipërinë dhe as Skocinë, Rocco Vata zgjedh…


Devid Bekam e dëshiron si trajner të Mesit

Silvinjo shfaqet në radarët e Inter Majemit