MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Cili është konkurrenti më i fortë i Trumpit?

18.02.2020 - 19:20

Zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në nëntor janë me siguri më të rëndësishmet në historinë moderne.

Nëse Donald Trump Trump gjithnjë e më autoritar, hakmarrës dhe i rrezikshëm fiton edhe katër vjet të tjera, kjo mund të përcaktojë të ardhmen e SHBA-së, për një kohë të gjatë që do të vijë.

Zgjedhjet e këtij viti nuk do të jenë një luftë tipike midis dy partive që ndryshojnë shumë. Por së pari, demokratët duhet të zgjedhin kandidatin e tyre.

Përpjekja e tretë e ish-zëvendëspresidentit Joe Biden, për të fituar postin më të laatë të vendit nuk do të shkojë më mirë sesa dy të parat. Bideni është një figurë shumë e pëlqyer, një njeri i mirë, empatik.

Elizabeth Warren, gjithashtu përflitet si një nga kandidatet favorite. Në fillim, ajo iu përgjigj pyetjeve duke thënë, “Unë kam një plan për gjithçka.”  Por ajo dukej se nuk e kuptonte që miratimi i kaq shumë programeve të reja do të ishte i pamundur.

Senatori Bernie Sanders gjithashtu është një viktimë e shumë premtimeve. Shumica e votuesve të moshuar pyesin se si ai do të paguante për të gjitha premtimet e tij, përfshirë shkollimin falas në kolegje publike.

SenatoriAmy Klobuchar ktheu një përfundim të vendit të tretë atje (ajo ishte e pesta në Iowa) në një “lëvizje”. Por debatet janë një tregues i dobët i një presidence: ato provojnë pëlqyeshmëri, zgjuarsi dhe një vizion, por ato zbulojnë pak për temperamentin, gjykimin, kuriozitetin, mençurinë dhe aftësinë diplomatike të kandidatëve.

Për senatoren Amy Klobuchar, thuhet se asaj i mungon një vizion.

Pete Buttigieg, 38 vjeç, ka qenë fenomeni më befasues në konkurs, falë intelektit të tij  dhe qetësisë së pazakontë. Si vullnetar për ushtrinë dhe duke qenë se shërbeu në Afganistan, ai ka menduar më shumë për politikën e jashtme sesa shumica e rivalëve të tij (përveç Biden). Ai ka një sens humori dhe disi të kujton Obamën.

Mike Bloomberg, nga ana tjetër ka përdorur pasurinë e tij për të vetë-financuar fushatën dhe për të ndërtur aleanca të rëndësishme.

Për më tepër, përvoja qeverisëse e Bloomberg dhe kompetenca e tij e qetë e bëjnë atë tërheqës për shumë njerëz.

Të blesh avantazh politik mund të jetë e padrejtë ose e gabuar, por Trump është një figurë kaq alarmante sa shumë votues deri më tani paraqiten ta tolerojnë atë. Kjo për shkak se zgjedhjet e vitit 2020 po mbahen në një kohë krize për demokracinë amerikane.

Elizabeth Drew është një gazetare me qendër në Uashington dhe autori, së fundmi, e “Washington Journal: Reporting Watergate and Fall of Richard Nixon.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

A po bëhet Amerika fashiste?!