MENU
klinika

Çfarë kontribuoi në rritjen e tyre?

Depozitat bankare u rritën me 4% më shumë se në 2018

10.02.2020 - 10:27

Depozitat bankare u rritën me 38 miliardë lekë ose rreth 315 milionë euro vitin e kaluar. Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, në fund të dhjetorit depozitat e përfshira në paranë e gjerë arritën në 1027 miliardë lekë, afërsisht 4% më shumë krahasuar me vitin 2018.

Rritja ka qenë e përqendruar sidomos në 6-mujorin e dytë të vitit, e mbështetur nga turizmi, remitancat dhe rritja e shpenzimeve publike.

Struktura e depozitave vazhdon të dominohet nga fondet në valutë dhe sidomos në euro, që mbetet zgjedhja e parë e shqiptarëve për mbajtjen e kursimeve të tyre. Në fund të dhjetorit, depozitat në valutë përbënin rreth 55% të totalit të depozitave bankare.

Megjithatë, sipas scan, për dhjetorin kontributin më të madh nē rritje e dhanë depozitat në lekë, që u zgjeruan me rreth gjashtë miliardë lekë, ndërsa depozitat në valutë u shtuan për vlerën ekuivalente të katër miliardë lekëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Euro dominon ndaj lekut

Pakësohen depozitat në banka


BSH: Vrulli i shtrenjtimeve ka ndalur

Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

328 mln euro të ardhura më shumë se shpenzimet

Paketë e re mbështetjeje për shtresat në nevojë?

Një problem shqetësues po shfaqet në gjithë Europën)

Korrupsioni, Kosova shumë më mirë se Serbia dhe Shqipëria