MENU
klinika

Interes në mbarë botën

Derbi Inter-Milan, rekorde ende pa nisur

08.02.2020 - 14:49

Derbi i Madodinës, që do të luhet nesër në mbrëmje në orën 20:45, ka një interes të jashtëzakonshëm jo vetëm në Milano dhe Itali, por në mbarë botën.

Biletat e të gjithave vendeve në “San Siro” janë shitur, edhe nëse nuk do të regjistrohet një rekord të ardhurash për Interin. 6.5 milionët e arkivuara në tetor për ndeshjen kundër Juventusit do të mbeten shifrat më të larta në historinë e Serie A, edhe pas ndërqytetases së Milanos, nesër në mbrëmje.

Në këtë drejtim, për të ardhurat nga biletat, derbi i radhës do të jetë në vendin e tretë ndonjëherë (i dyti është ende një ndeshje Inter-Juve, por në sezonin e kaluar).

Interesimi i mediave është shumë i madh dhe numri i akreditimeve e vërteton këtë. 250 gazetarë janë akredituar për sfidën e mbrëmjes së nesërme.

Më shumë se dhjetë stacione radiofonike, që do ta transmetojnë ndeshjen “live”, në të gjithë botën, dhe mbi 20 televizione të huaj, për të transmetuar një derbi, që do të jetë “live” në të gjithë botën, veçanërisht prej Interit, që synon titullin kampion.

koreografia e milan
koreografia e milan

Në Amerikë, Afrikë dhe Azi janë planikuar edhe programe të posaçme nga transmetuesit më të rëndësishëm atje, vetëm për të mos humbur asgjë nga nata e Milanos.

Ky derbi do të luhet, gjithashtu, në emër të solidaritetit. Mbrëmja e së dielës do t’i japë Kinës një mbështetje virtuale. Shteti i madh aziatik është vendlindja e familjes Zhang (presidencës zikaltër).

Atje po luftohet me virusin e frikshëm vrasës “Coronavirus”, që ka shkaktuar qindra viktima njerëzore. Pas 300.000 maskave të dërguara në Wuhan, nesër Interi do të luajë me një shirit në fanellë dhe parullën “sot dhe gjithmonë, së bashku si ekip”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN