MENU
klinika

Foto të rralla

Dukshëm….. civilizim, fisnikëri, atdhetari por,…..edhe dhimbje!

15.02.2020 - 08:33

Përfaqësues të dy familjeve të mëdha e të nderuara shqiptare: – Fama, nga Selenica e Kolonjës, dhe Zhiti, me origjinë nga Tomorrica, Berat!

Foto 1, Korçë 1941 – të dy familjet, dalë me rastin e martesës së Resmije Famës (motra e Zalo Famës) me Hekuran Zhitin (1911-1989), shkrimtar, poet e dramaturg, babai i poetit të mirënjohur Visar Zhiti; të dy familje të persekutuara egërsisht nga regjimi komunist. Resmija me Hekuranin në rreshtin e dytë, në qendër, kurse Zalo Fama (1900-1946), ulur në rreshtin e parë (nga e djathta jonë).

Foto 2, Shkodër 1934, Zalua me të shoqen, Xhemilen.


Kolonjari Zalo Fama, kreu detyra të ndryshme në administratën e Zogut, nënpunës në Prefekturën e Shkodrës, më vonë nënprefekt në Përmet. Më 1939 u pushua nga detyra me motivacionin “antifashist”. U kthye në vendlindje, ku zhvilloi veprimtari antifashiste. Më 28 nëntor 1942, në shkollën e Selenicës së Kolonjës, drejtoi një tubim me rastin e ditës së flamurit. Atje mbajti një ligjëratë antifashiste e për rrjedhojë, bashkë me 60 kolonjarë, u arrestua nga italianët dhe u burgos në Korçë, për disa javë. Në vitin 1943, shkoi në Maqedoni me detyrën n/Prefekt në Gostivar. Në vitin 1945, u kthye në Durrës, por arrestohet si nacionalist. Një peticion dërguar qeverisë së Tiranës nga banorët e Gostivarit bëri që Zalua të lirohej nga burgu. Por në vitin 1946, regjimi komunist e arrestoi përsëri, bashkë me 26 kolonjarë të tjerë, me akuzën se kishin formuar “Komitetin Shqiptar Kolonja”, për të “përmbysur pushtetin popullor”.

Në fund të shtatorit 1946, u gjykua në Korçë dhe u pushkatua. Sa shumë flet bukuria dhe mirësia e tyre në këto foto sot…, sa mall e dhimbje!

/Marrë nga profili i Petrit. F. Zeneli

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit