Kryeministri vendit Edi Rama në një intervistë për Top Channel nga Moska është shprehur se si kreu i OSBE për këtë vit, do të punojë drejt zgjidhjes së konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë.
Në Rusi kryeministri i Shqipërisë, nën petkun e shefit të OSBE-së ditën e nesërme pritet të takohet me shefin e diplomacisë ruse Lavrov, ku duke folur rreth këtij takimi Rama është shprehur se me të temë diskutimi do të jetë pikërisht konflikti për Krimenë.
“Në rolin e kryesuesit të OSBE, përpjekja ime do të jetë një përpjekje për të gjetur rrugë që palët të afrohen më shumë në funksion të lehtësimit të jetës se njerëzve aty ku konflikti ndodhe, dhe aty ku njerëzit vuajnë siç i pamë. Në një nga zonat e konfliktit në krahinë” tha Rama.
Ndërkohë, kreu i qeverisë shqiptare është shprehur se për sa i përket qëndrimit të Shqipërisë është e qartë se aneksimi i Krimesë nga Rusia është i paligjshëm.
Çfarë synoni të arrini nga kjo vizitë në Moskë?
Rama: Është një takim në vazhdën e stacioneve të misioni të kryesimit të OSBE. E dimë të gjithë që konflikti në dhe përreth Ukrainës është konflikti më i rëndësishëm sot në kontinentin tonë. Me inplikime jo të vogla që kërkon një adresim sa më racional nga të gjitha t palët. Sigurisht që Rusia ka një fuqi dhe një rol të dorë s së parë.
Ashtu sikur është e rëndësishme të thuhet se roli ynë i Shqipërisë nëse pozicioni ynë dhe i qeverisë është krejt i qartë në raport me Ukrainën dhe në atë që i kanë ndodhur Ukrainës nga aneksimi i paligjshëm i Krimesë.
Në rolin e kryesuesit të OSBE, përpjekja ime do të jetë një përpjekje për të gjetur rrugë që palët të afrohen më shumë në funksion të lehtësimit të jetës se njerëzve aty ku konflikti ndodhe, dhe aty ku njerëzit vuajnë siç i pamë. Në një nga zonat e konfliktit në krahinë.
Çfarë do ti kërkoni shefit të diplomacisë Ruse, Lavrov?
Rama: Jemi të përgatitur që të diskutojmë në këtë bazë. Është e rëndësishme që në këtë proces OSBE të ketë forcë dhe kapacitete sa më të mëdha lehtësuese të një dialogu që ka nisur. Vazhdon në të tjera formate. Formati i Normandisë. Ku Kancelarja gjermane, presidenti i Francës, presidenti i Rusisë, dhe ai ukrainas. janë ulur në një tryezë për të çuar përpara një proces të vështirë.
Ka një marrëveshje. Marrëveshja e ‘Miskut’. Është baza e një procesi për ta çuar përpara, që çon drejt paqes dhe zgjidhjes të konfliktit në mënyrë përfundimtare. Për mua si kryetar i OSBE për këtë vit është shumë e qartë se marrëveshja nuk është për tu negociuar por për tu zbatuar.
Qëndrimet e palëve kanë pika afrimi dhe skajshmërisht të largëta dhe detyra jonë si organizatë është të mundohemi të përputhim pikat e afrimit dhe të afrojmë pikat e largëta.
E kam thënë që ditën e parë që nuk vijmë për të marrë role që nuk kemi pse i marrim se janë të tjera fuqi që i kanë, por për të bërë atë që më të mëdhenjtë e harrojnë më lehtë. Fokusi tek njerëzit e zakonshëm dhe që janë pika të drejtpërdrejta të konfliktit. Fëmijët të moshuarit familjet. Në ato territore.
Marrëdhëniet Shqipëri Rusi janë thuajse zero. A është kjo një mundësi e mirë që t;i jepni një impuls të ri marrëdhënieve mes Moskës dhe Tiranës?
Rama: Jemi të kujdesshëm dhe të ngadaltë. për impulset me Moskën. Ka disa aspektet të rëndësishme të natyrës strategjike mbi të cilat ne si anëtar të NATOS si pjesë e familjes së Europës së bashkuar pavarësisht si anëtar të saj. Patjetër që ka jo pak gjëra që mund të na ofrojnë në interesa të përbashkëta. Nuk cënojnë dhe nuk anashkalojnë aspektet e pa negociueshme strategjike.