MENU
klinika

Kupa e Shqipërisë

Eliminohet Partizani, nuk ka derbi në çerekfinale

12.02.2020 - 15:48

Mësohen 4 çiftet çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë. Partizanit nuk i ka mjaftuar 3-1 ndaj Besëlidhjes në “Elbasan Arena”, pasi në takimin e parë kishte humbur në shifrat 3-0.

Nga ana tjetër, Vllaznia “ka fundosur” Flamurtarin, që shpresonte te Kupa për të shpëtuar sadopak sezonin. Trajneri Troisi do të shprehej se pikërisht ky trofe është objektivi i vlonjatëve, por pas humbjes në shifrat 0-2 ndaj ekipit të Jonuz, nuk prekin dot as çerekfinalet.

GRUPI A

Flamurtari-Vllaznia 0-2 Junior 28′ (p), 74′ (2-2)

Tirana-Kastrioti 4-0 Halili 13′, Beshiraj 19′, Morina 62′, Kraja 78′  (3-1)

Partizani-Besëlidhja 3-1 Telushi 8′, 20′ (p), 84’/ Hajdari 5′ (0-3)

Teuta-Erzeni 3-1 Hoxha 47′, Kalaja 75′, Beqja 92′ (p) / Maustapha 8′ (3-1)

GRUPI B

Kukësi-Lushnja 3-0 Rroca 46′, Cooper 50′, 88′ (1-0)

Skënderbeu-Besa 1-0 Mensah 39′ (2-0)

Laçi-Bylis 3-2 Greca 18′, Nuabueze 51′ (p) , Xhixha 93’/ Hidi 58′ (p), Guindo 70′ (0-2)

Luftëtari-Apolonia 0-0 (0-3)

Tirana tani do të përballet me Besëlidhjen, që hoqi ditën e sotme mundësinë për të pasur një derbi të kryeqytetit edhe në Kupë. Vllaznia gjen në këtë fazë Teutën, ndërsa Bylisi do të kërkojë gjysmëfinalen nëpërmjet Skënderbeut. Çifti i fundit është ai mes Kukësit dhe Apolonisë

ÇIFTET ÇEREKFINALISTE

Tirana – Besëlidhja

Vllaznia – Teuta

Apolonia – Kukësi

Bylis – Skënderbeu