MENU
klinika

Rritje pozitive me 2.8%

Energjia, gazi dhe uji “rrëmbyen” 55 mld lekë

15.02.2020 - 13:15

Investimet në sektorin e energjisë elektrike, gazit, ujit dhe trajtimit të mbetjeve kapën vlerën e 55 miliardë lekë, duke zënë 23.2% të vëllimit të investimeve gjithsej në 2018-n.

Instituti i Statistikave publikoi Anketën Strukturore të Ndërmarrjeve, ku bëhet e ditur se gjatë vitit 2018, investimet u rritën me 2.8%, ku prodhuesit e shërbimeve kontribuan me 8.8%. Prodhuesit e shërbimeve zunë 38.6% të investimeve nga 30.9% që zinin vitin e kaluar.

Sektori me vlerën më të lartë të investimeve të realizuara është sektori i energjisë elektrike, gazit, ujit dhe trajtimit të mbetjeve, i cili për vitin 2018 ka investuar 55 miliardë lekë duke zënë 23.2% të investimeve gjithsej.

Peshën më të vogël të investimeve e zënë sektorët e akomodim dhe restoranteve me 3.2% dhe transporti, informacioni dhe komunikacioni me 6.5%.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prezantohet projekti

“Ringjallja” e sektorit detar