MENU
klinika

Nga vija e dytë

Erblira Bici shënon pikën e javës në Itali

13.02.2020 - 14:56

Volejbollistja shqiptare Erblira Bici vijon të mahnisë Italinë. 24-vjeçarja ndihmoi ekipin e saj, Busto Arsizio në Seria A2 italiane, për të mposhtur 3-1 Perugian, kjo falë edhe kësaj pike spektakolare nga ana e Bicit.

Shqiptarja nuhati mjaft mirë vendosjen e skuadrës kundërshtare dhe nga vija e dytë lëshoi një goditje potente, duke i dhënë pikë ekipit të saj.

Veprim që u vlerësua shumë nga ekspertët e volejbollit në shtetin fqinj, për ta zgjedhur edhe si pikën e javës. Bici po kalon një moment të mirë në karrierën e saj, ndërsa vjen pas humbjes në finalen e Kupës së Italisë, trofe që në sezonin e shkuar e fitoi me skuadrën e Novarës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sportistët shqiptarë në Itali

Propozimi për martesë në mes të ndeshjes