Home » Trevat » Fotografi personal i Obamës publikon pamjet rrëqethëse
Ikja e shqiptarëve nga Kosova në Bllacë
Fotografi personal i Obamës publikon pamjet rrëqethëse
24.02.2020 - 11:19
Fotografi personal i ish-presidentit amerikan Barack Obama, Pete Souza, ka postuar një foto në rrjetin social Instagram ku kujton fillimet e karrierës së tij me luftën në Kosovë.
Souza ka postuar një foto ku shihen refugjatët nga Kosova duke u larguar nga vendi i tyre drejt kufirit maqedon në Bllacë.
“Refugjatët e Kosovës duke ikur nga vendi i tyre hasin në rezistencë nga policët maqedon në kufirin e Bllacës në vitin 1999”, shkruan ai.
Souza kujton kohën kur filloi karrierën në një gazetë të vogël në Kansas të SHBA-së. Një mik i tij, Mark Hinojosa, ishte aty.
Së bashku punuan duke u ngritur lart në pozitë deri sa Souza zuri postin e Redaktorit Ndihmës të editimit të fotografive në Chicago Tribune.
Ndërkohë, gjatë kësaj rruge, ai thotë se punoi edhe si fotograf zyrtar në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës së Ronald Reagan.
Vlen të përmendet se mbi 150 mijë shqiptarë të Kosovës shkuan si refugjatë në Maqedoni të Veriut nëpër kampet e refugjatëve. Shumica e tyre kaluan nëpër kufirin e Bllacës. Shqiptarët janë trajtuar mjaft keq gjatë kalimit të këtij kufiri nga forcat maqedonase.