MENU
klinika

Anglezi dokumenton Nexhmijen e shekullit tjetër

Fotografitë e mbrame… të “zonjës” së diktaturës shqiptare

27.02.2020 - 14:32

       Këto janë disa nga shkrepjet e viteve të fundit, të Nexhmije Hoxhës. E veja e diktatorit Enver Hoxha, që kreu krime makabër mbi shqiptarët, pozoi për fotografin anglez Robert Hackman, pak kohë më parë dhe të publikuara nga Dritare.net një ditë pas vdekjes së saj, në moshën 99-vjeçare./Konica.al

Kolltuku ku është ulur në foto, ishte kolltuku ku ajo qëndronte ulur gjithë kohës në dhomën e saj dhe punonte. Aty shkroi gjithë librat e saj, pas daljes nga burgu. Krevati në foto, është krevati i saj, në dhomën ku jetoi për më shumë se 20 vjet pas daljes nga burgu. Ndërsa në këtë foto të fotografit të njohur anglez, Robert Hackman, Nexhmije Hoxha po tregon kravatat e të shoqit, Enver Hoxhës dhe kostumin e tij.

Ajo i ruante pas vdekjes së tij dhe pas transferimit në çdo vend ku kërkonte shtëpi, mbante rrobat dhe librat e të shoqit, njeriut të cilit, i kushtoi gjithë jetën e saj.

Për më shumë, vizitoni: www.konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja sa orë punonte dhe sa muaj pushonte!

A lodhej Nexhmije Hoxha?


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit