MENU
klinika

Fitimet e Sanremos

Georgina e Ronaldo dhurojnë paratë për spitalin

14.02.2020 - 12:59

Cristiano Ronaldo është një kampion edhe jashtë fushe. Ai ka mbështetjen edhe të partneres Georgina Rodriguez. Bamirësia është një nga elementët që i bashkon dhe çifti gjen gjithmonë kohë për ta bërë një gjë të tillë.

Çifti surprizoi pacientët e spitalit “Rexhina Margerita”, duke  dhuruar 130 mijë eurot e fituara nga Georgina në festivalin e muzikës italiane, “Sanremo”.

Premtim i mbajtur ky nga ana e Rodriguez, që menjëherë pas ngjitjes në skenë tha se fitimet e marra nga kjo eksperiencë do të shkojnë për fëmijët e shtruar në spital.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN