06.02.2020 - 12:41
Cristiano Ronaldo mbushi dje 35 vjeç. Të shumta ishin urimet për yllin portugez, por pati edhe dhurata, mes të cilave spikati ajo e partneres së tij.
Georgina Rodríguez i dhuroi Cristiano Ronaldos një makinë luksoze. Gjithçka ndodhi në dyert e një restoranti të njohur në Torino. “Urime për njeriun e jetës sime! Sa të etur për ta transportuar dashurinë tonë përmes dhuratës suaj”, – shkroi Georgina.
Dhurata e partneres së yllit portugez, sikurse duket në video, ishte e mbështjellë me një fjongo gjigante të kuqe. Bëhet fjalë për një “Mercedes Benz AMG G63”, me vlerë më shumë se 180 mijë euro.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Cristiano Ronaldo human
CR7 u dhuron këpucë vajzava U-17, por letra është më prekëse
Ditëlindja e portugezit