MENU
klinika

"Nuk do të ketë tolerim për..."

Gjonaj: Sot burgjet janë institucione ku ligjin nuk e bëjnë të dënuarit

03.02.2020 - 12:08

Opozita e re parlamentare kërkoi sot interpelancë me 3 ministra të qeverisë, ku një prej tyre ishte dhe Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Pasi dëgjoi deputetët e opozitës rreth situatës së burgjeve, ajo mori fjalën e saj. Ministrja u shpreh se situata në burgje ka ndryshuar dhe ligjin nuk e bëjnë më të dënuarit, por respektohet si intitucion.

Etilda Gjonaj: ”Burgjet sot janë institucione ku të gjithë duhen të binden dhe ligjin nuk e bëjnë të dënuarit. Ka padyshim raste të shkeljeve por ajo që është e rëndësishme është ndeshkueshmëria e rasteve dhe fenomeneve të tilla. Edhe në vende të zhvilluara ka kështu problemesh. Nga dhjetori i 2017 deri sot, janë rekrutuar 650 punonjës policie të cilet kanë kryer dhe testin fizik nga akademia e sigurisë. Për herë të parë jane kryer konkurse publike ku kandidatët paraqesin formularët e tyre.

Ata do merren në testim si me goje ashtu edhe me shkrim. Janë marrë një sërë masash për subjektet kriminale që paraqesin rrezik. Ministrja gjithashtu paraljamëroi se nuk do të ketë tolerim për ata shkelin ligjin dhe se do të ndëshkohen. Etilda Gjonaj: ”Një ndër elementët që i kemi kushtuar rëndësi të veçantë janë sjellja e të burgosurve. Nëprmjet normave të reja ështe bërë e mundur shmangia e abuzimeve.

Janë marrë masat për sigurinë në burgje në Fushë-Krujë, Peqin, dhe në burgun 313 në Tiranë duke vendosur pajisje për bllokimin e valëve. Janë marrë masat për transportin e të burgosurve nëprmjet një proçesi rigoroz për të parandaluar abuzimet dhe korrupsionin. Ne nuk kemi lejuar pandëshkueshmërinë duke marrë masa ligjore për ata qe shkelin ligjin. Ata që nuk do e zbatojnë ligjin nuk do kenë tolerim, por do ndëshkohen. Sot është koha e zbatimit të ligjit dhe e ndëshkimit të çdo rasti abuziv.”