MENU
klinika

"Rama dhe ambasadat të na ndihmojnë, nuk tërhiqemi"

Grevistët: Ne jemi të vdekur, jemi zhytur në borxhe

20.02.2020 - 11:52

14 punonjësit e nënstacionit elektrik dhe stacionit të pompimit, në Poçem të Mallakastrës, janë futur sot në ditën e tetë të grevës së urisë, ndërsa 10 punonjësit e Uzinës në Ballsh janë futur në ditën e katërt të grevës. Të gjithë këta punonjës kanë nisur grevën e urisë, pasi nuk kanë marrë rrogat.

Gjendja shëndetësore e grevistëve ka nisur të përkeqësohet. Grevistët thanë se nuk ju duhet më jeta, pasi janë zhytur në borxhe, ndërsa i bënë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe ambasadave të ndërhyjnë për të zgjidhur problemin e tyre. Ata janë të vendosur për të vijuar kauzën e tyre, duke theksuar se marrja e 27 pagave të prapambetura është mundësia e vetme që i nxjerr nga greva.

Grevistët e Uzinës kanë refuzuar sot të marrin ndihmë mjekësore, edhe pse gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar. Dy prej grevistëve janë zëvendësuar me kolegët, pasi janë ndjerë keq, për shkak edhe të rënies së temperaturave.

“Jemi mbytur në borxhe, e kemi shkruar emrin në të tëra dyqanet, nuk shkojmë dot në shtëpi. I lutemi kryeministrit të shohë ku ka hasur vështirësi që nuk po na paguajnë, nuk po na japin rrogat. Ne të vdekur jemi, për çfarë i duam mjekët të jetojmë më?”, tha një prej grevistëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier