MENU
klinika

"440 urgjenca në 24 orë, ja simptomat!"

Gripi arrin shifra rekord, fluks i pazakontë te QSUT, flet shefja e Pediatrisë

04.02.2020 - 21:23

Shërbimi i Urgjencës Pediatrike po përballet ditët e fundit me një fluks të pazakontë urgjencash, kryesisht me simptoma gripale, që shkon deri në 440 raste në fundjavë.

Dyndja e pacientëve të vegjël në Urgjencën Pediatrike në QSUT cilësohet një problem shumë serioz nga vetë drejtuesit e këtij shërbimi. Shefja e Pediatrisë së Përgjithshme, doktoresha Numila Kuneshka, tregon se numri i urgjencave, sidomos në fundjavë, shkon në 460, shifër gati e papërballueshme për stafin mjekësor.

Fluksi nuk është ulur edhe pas shtimit të mjekëve në fundjavë të huazuar nga sistemi parësor. Kjo për shkak të kapaciteteve të pakta dhe infrastrukturës së limituar që ka urgjenca më e madhe pediatrike në vend.

Ndërkohë, radhët e gjata brenda e jashtë urgjencës janë burimi kryesor i konflikteve e deri përplasjeve fizike, ku dhuna në shumë raste bie mbi stafin e cunguar mjekësor dhe infermieror.

Tirana vijon të mbetet qyteti i vetëm pa një spital rrethi apo rajonal dhe në tilla kushte i vetmi filtër që duhet të frenojë dyndjen në spitalet terciare mbetet sistemi parësor, i cili duket se ka dështuar që ta luajë këtë rol.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sezoni erdhi, aplikojini menjëherë!

5 hapa të thjeshtë për t’u mbrojtur nga gripi

Metoda natyrale... për ty dhe githë familjen

3 receta për t’u shëruar nga gripi…me mjaltë