MENU
klinika

Vendimi

Hapet konsullata e Republikës së Shqipërisë në M. e Veriut

20.02.2020 - 09:07

Emërimi i kreut të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, përcaktimi i Fondit të Ekselencës për studentët  e shkëlqyer, miratimi i planit kombëtar për Integrimin europian 2020-2022, heqja e vizave me Bjellorusinë ishin disa nga vendimet që u morën gjatë mbledhjes së qeverisë zhvilluar më 19 shkurt.

Gjihashtu, Republika e Shqipërisë ka vendosur të hapë konsullatën e saj në Maqedoninë e Veriut, dhe u përcaktua hapja e saj në Strugë. Qeveria vendosi se shpenzimet për hapjen e këtij posti konsullor do të përballohet nga buxheti i vitit 2020.

Vendim për hapjen e konsullatës së përgjithshme të republikës së Shqipërisë në Strugë, Republika e Maqedonisë së Veriut

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 21, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

1. Hapjen e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Strugë, Republika e Maqedonisë së Veriut.
2. Shpenzimet për hapjen e këtij posti konsullor të përballohen nga buxheti i vitit 2020, miratuar për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
3. Ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.