MENU
klinika

"Mundësi e mirë për dialogun..."

Heqja e pjesshme e taksës/ Brukseli: Hap pozitiv

28.02.2020 - 09:58

Qeveria e Kosovës, gjatë javës së ardhshme do të marrë vendim që nga data 15 mars, të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Këtë e ka konfirmuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media. Një vendim të tillë e ka mirëpritur edhe Zyra e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së.

Përmes një deklarate të zëdhënësit të Shërbimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian, është thënë se ky hap mund të ofrojë një mundësi për rifillimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, të ndihmuar nga Bashkimi Evropian. Deklarojnë se Borrell është gati ta luajë rolin e tij si ndihmës në dialog nga ana e Bashkimit Evropian.

“Shumë kohë është humbur. Besimi duhet të restaurohet në mënyrë urgjente. Serbia dhe Kosova duhet ta krijojnë një ambient që është i favorshëm për vazhdimin e dialogut, për të mirën e të dyja vendeve. Zëvendëspresidenti/Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell është gati ta luajë rolin e tij si ndihmës në dialog nga ana e Bashkimit Evropian”, thuhet në deklaratë.

Kryeministri Kurti ka deklaruar se fillimi i heqjes së tarifës, nisur me atë për lëndën e parë, “është një shenjë e vullnetit të mirë”. “Është shenjë e gatishmërisë sonë për fillim të zgjidhjes së mirëfilltë të mosmarrëveshjeve ekonomike, tregtare dhe politike me Serbinë”, ka thënë Kurti.

Ai u ka bërë ftesë autoriteteve të Serbisë që si përgjigje ndaj vendimit të palës së Kosovës, të zotohen se do ta ndërpresin fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës, si dhe të nisin me eliminimin e barrierave tregtare jotarifore ndaj Kosovës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja kur hiqet tërësisht tarifa

Albin Kurti heq taksën 100% ndaj mallrave serbe


E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë

Zotohen për thellim të bashkëpunimit

Kosova dhe M. e Veriut nënshkruajnë tri marrëveshje