MENU
klinika

Reagimi i Daçiç

“Heqja e pjesshme e taksës, lojë e Kurtit”

29.02.2020 - 12:45

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka të njëjtin mendim si të presidentit Vuçiç, mbi heqjen e pjesshme të taksës nga Kosova.

Ai tha se kjo është “vetëm një lojë manovruese brenda politikës së Albin Kurtit”, njofton Klan Kosova. Daçiç në një prononcim për Prva TV tha se “thelbi i politikës së Kurtit është parë në zyrën e tij, ku qëndron flamuri shqiptar dhe jo flamuri i Kosovës”.

Ai gjithashtu përsëriti fjalët e Vuçiçit se heqja e pjesshme e taksës është një tjetër manipulim i Prishtinës. Ndërkaq, sot Vuçiç tha se BE-ja po e sheh si aleat Kurtin, prandaj kishte edhe reagimin më të shpejtë për ta mbështetur vendimin e tij për heqjen e taksës. Më herët ai ka thënë se pajtohet me deklaratat e amerikanit Richard Grenell, i cili doli kundër “masave gjysmake” të kryeministrit kosovar dhe tha se ky vendim ishte i gabuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mundësi e mirë për dialogun..."

Heqja e pjesshme e taksës/ Brukseli: Hap pozitiv