MENU
klinika

Vendimet e mbledhjes së qeverisë

Hiqen vizat mes Shqipërisë dhe një tjetër vendi në Europën Lindore

20.02.2020 - 08:53

Emërimi i kreut të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, përcaktimi i Fondit të Ekselencës për studentët e shkëlqyer, hapja e konsullatës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, miratimi i planit kombëtar për Integrimin europian 2020-2022, ishin disa nga vendimet që u morën gjatë mbledhjes së qeverisë zhvilluar më 19 shkurt.

Gjithashtu, një nga vendimet ishte dhe heqja e vizave mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë. Në vendimin e qeverisë thuhet se ai do të hyjë në fuqi menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare.

Vendimi
Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet këshillit të ministrave të republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
Vendosi
Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.