04.02.2020 - 14:48
Indrit Karaj është kreu i ri i Drejtorisë Rajonale Tatimore për Qarkun e Elbasanit. Karaj u emërua në këtë detyrë në zbatim të ligjit “Për nëpunësin Civil pasi u shpall nga Departamenti Administratës Publike fitues i konkursit për këtë post.
Karaj ka ndjekur studimet në Universiteti e Teramos në Itali. Ai prej katër vitesh është pedagog i jashtëm në Fakultetin e Shkencave të Edukimit në Universitetin Aleksandër Xhuvani.
Ndërkohë nga viti 2014 drejton një nga sektorët më të rëndësishëm të Institucionit të Prefektit Qarku Elbasan. Juristi Indrit Karaj pason Vangjel Ranxhën në detyrën e Drejtorit Rajonal të Tatimeve për Qarkun e Elbasanit.