“Kuvendi duhet të vetëshpërndahet. Nuk ofron asnjë garanci për funksionimin normal të institucioneve. Ky është një Kuvend ilegjitim.

Ju garantoj se Presidenti nuk është mur por është një kala në mbrojtje të Kushtetutës dhe nuk ka as ndonjë vagabond ndërkombëtar që mund ta vejë këtë në diskutim”, tha Meta në Euronews Albania.