Ministrja e Shëndetësisë ka paralajmëruar se do të ketë kallëzim penal për ato farmaci që do të rritin çmimet për produktet higjienizuese, në një moment që Koronavirusi është më afër se kurrë vendit tonë.
“Nuk duhet të biem pre e panikut. që ka pasur në fakt dhe në vende të tjera. Konfirmoj që ne kemi marrë masat që në strukturat spitalore të mos ketë mungesë. Në raport me dorezat dezinfektantët, të gjithë elementët e mbrojtjes personale janë dhe do të jenë të garantuara. Në farmaci do vijojnë furnizimet.
Nuk është vendi për ta thënë me kaq panik, do vijojë furnizimi nga depot, sot kam pasur takim me furnitorët. Do merren masat, dihet që tregu botëror ka pasur problematika në furnizim, duhet të jemi realistë. Dhe të informojmë.
Kemi vënë Inspektoriatin për të bërë këtë verifikim, lidhur me rritjen e çmimeve, ka filluar çështja në prokurori. Inspektorët e barnave po vlerësojnë tregun e farmacive të hapura do ketë kallëzime penale për ato që abuzojnë.”