“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Përshëndetje, jam 56 vjeç dhe kam dhimbje dhe mpirje të mesit. Çfarë është?
Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Dhimbja, mpirja, si dhe ndjesia e shpimit me gjilpëra janë ndër simptomat e zakonshme të sëmundjes së radikulopatisë, e cila ndodh si shkak i shtypjes, apo ngjeshjes së një nervi, pikërisht në vendin ku ai del nga shtylla kurrizore. Sa më herët të diagnostikohet dhe të trajtohet, aq më të reduktuara do të jenë edhe ndërlikimet që shkakton. Trajtimet mund të përfshijnë medikamente antiinflamatore dhe fizioterapi. Shumica e pacientëve reagojnë mirë ndaj këtij trajtimi konservator dhe simptomat shpesh përmirësohen brenda gjashtë javësh deri në tre muaj.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.