MENU
klinika

Përgjigjet mjekja e përgjithshme

Kam probleme me nuhatjen. Pse ndodh kjo?

19.02.2020 - 12:04

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje, doktor! Jam 39 vjeçe kam problem me nuhatjen nuk ndjej asnjë lloj arome kam rreth 8 muaj, pse ndodh kjo?

Përgjigjet mjekja e përgjithshme:  Humbja e hershme e të nuhaturit është një shenjë e transmetimit të dobët të sinjaleve midis neuroneve primare e sekondare, si dhe mungesë e rigjenerimit të qelizave, çka tregon se u kanoset një rrezik për shëndetin e tyre. Një mënyrë për të rikthyer nuhatjen është ai i gjetjes së një metode për të manipuluar sistemin nervor dhe për të kontrolluar ndërveprimin mes neuroneve primare dhe sekondare për të rinuar funksionet e trurit, të cilat humbin me kalimin e moshës. Për më tepër do ju sugjeroja një vizitë më specifike.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pse aroma dhe shija janë të rëndësishme?

Disfunksioni ndijor