MENU
klinika

Koronavirusi, Europa League

Kampionët e Bullgarisë, me maska në Milano

26.02.2020 - 17:33

Ekipi kampion i Bullgarisë, Ludogorets, ka mbërritur sot në Milano për ndeshjen ndaj Interit në “San Siro”, e vlefshme për sfidën e kthimit në Europa League, ku të parën e fituan zikaltrit 2-0.

Ajo që ka rënë në sy është se të gjithë futbollistët dhe stafi mbanin maska anti-koronavirus, por shumica edhe dorashka për t’u mbrojtur nga viroza ose kontaminimi. Paniku i përhapur në Itali, ku deri tani kanë humbur jetën 12 persona, ka përshirë edhe sportin, teksa në Itali në fundjavë do të luhen 6 ndeshje pa tifozë.

Edhe ndeshja mes Interit dhe Ludogorets do të zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa tifozët do të tërheqin mbrapsht paratë e shpenzuara për biletat. Ndërkohë, skuderia Ferrari në Itali ka mbyllur vizitat në muze, ndërsa në fabrikë punonjësit kontrollohen imtësisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN