MENU
klinika

Ethe, kollë të rrallë, lodhje dhe molisje

Dyshimet për Koronavirus, dy persona bëjnë analizat

23.02.2020 - 10:37

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike mbrëmë në ora 20:10 ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për dy pacientë të dyshimtë në Koronavirus COVID-19.

Pacientet kanë pasur ethe, kollë të thatë të rrallë, lodhje dhe molisje dhe pengesa në frymëmarrje. Dy pacientët u vizituan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK të cilëve iu morën mostrat për testim laboratorik në Coronavirus SARS-CoV-2 dhe Influenza A dhe B. Mostrat për testim janë sjellë në laborator të Instituti Kombëtar dhe kanë hyrë menjëherë në punë.

Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në koronavirus COVID-19 dhe në influencë A dhe B me metodën rRT-PCR te dy pacientë. Testi ka përfunduar në ora 00:30 të ditës së sotme dhe ka rezultuar negativ për të tri analizat, domethënë të dy pacientët nuk janë të infektuar me vi rusin SARS-CoV-2 dhe as me influenza A dhe B.

Ekipet e Institutit Kombëtar po përcjellin me vëmendje situatën epidemiologjike me Koronavirus në botë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN