MENU
klinika

E kontrolluar thuajse 90 për qind

“Rai3” sërish kronikë: Problem liria e medies në Shqipëri

01.02.2020 - 16:00

Në edicionin qëndror të lajmeve të orës 19.00 datë 31 janar 2020 Tg 3 ka vënë përsëri në fokus rrugëtimin e reformave të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Në nisje të kronikës theksohet se rai 3 I qëndron lajmit për 12 fishimit të kultivimit të kanabisit.

“Deri më tani folëm për Brexit, por ka vende si Shqipëria që në BE kërkon të hyj, por që Bashkimi Europian i kërkon të bëj hapa përpara në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit. Në udhëtimin tonë në Shqipëri kemi folur për një rritje të madhe të plantacioneve me kanabis në Shqipëri , të dhëna që policia shqiptare i ka përgënjeshtruar por që sivjet ndryshe nga e kaluara nuk ka shpërndarë të dhëna zyrtare. Ndërsa ne në bazë të burimeve tona konfermojmë të dhënat tona”.

Më tej në kronikën e përgatitur prej Valerio Katald analizohet përpjekja për reformën në drejtësi, ku nënvizohet vetting I prokurorëve dhe gjyqtarëve Sipas Ministres shqiptare të drejtësisë Etilda Gjonaj “gjysma e atyre që janë futur në sitë janë larguar nga sistemi i drejtësisë si të papërshtatshëm”.

Për TG3 Shqipëria po përpiqet të reformoj dhe sistemin mediatik. Por nënvizohet se 90% i sistemit mediatik shqiptar në treg kontrollohet nga 4 familje që kanë lidhje të drjetpërdrejtë me politikën. Kronika e tg3 mbyllet me fjalët e Sekretarit Përgjithshëm i Federatës Kombëtare Media Italiane z. Raffaele Lorusso që thotë se hyrja e Shqipërisë në BE vjen jo vetëm përmes marrëveshjeve ekonimike e financiare por mbi të gjitha me respektimin e të drejtave e lirisë së shtypti e të drejtës së qytetarëve për t’u informuar.