MENU
klinika

Mbrojtësi festoi 20 vjetorin

Kumbulla fantastik, elozhe nga Eurosport

09.02.2020 - 12:32

Verona fitoi 2-1 mbrëmë ndaj Juventus, një sukses që erdhi me përmbysje, ku aktori kryesor ishte Marash Kumbulla. 20-vjeçari bëri një ndeshje shumë të mirë, duke marrë vlerësime nga gjithë opinioni sportiv i Serie A dhe jo vetëm.

Mbrojtësi ishte autor i një goli, i cili u anulua për një pozicion milimetrik lashtë lojë. Megjithatë ai përsëri u bë protagonist, duke fituar një penallti.

Djaloshi bëri shumë mirë në fazën ofensive, por ishte perfekt edhe në mbrojtje, duke eklipsuar klasin e treshes Higuain, Ronaldo, Dybala. Ndërhyrjet e tij të sakta në shumë raste i bënë kundërshtarët të ndërronin krahë.

“Eurosport” ka notën 8 për Kumbullën dhe e komenton: “Kumbulla 8. I sigurt dhe i vëmendshëm mbrapa, ku nuk gabon praktikisht asgjë. Dhe kur shtyn përpara shkakton dëme.

Vetëm një pozicion jashtë loje milimetrik i mohon gëzimin e golit, pastaj në fund fiton edhe penalltinë duke shtyrë Bonuçin të bëjë faull me prekjen e topit me dorë.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN