MENU
klinika

"Era e re"

Kur shqiptarët mposhtën simbolin totalitar

20.02.2020 - 13:49

      Shqipëria kujton sot, ditën e rënies së bustit të Enver Hoxhës. Në qendër të kryeqytetit, 25 vjet më parë u shënua revolta masive kundër simbolit të totalitarizmit.

Mijëra qytetarë u ngritën më 20 shkurt të vitit 1991, për të shkulur nga themelet simbolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që numëronte ditët e fundit, kishte lejuar pluralizmin politik.

 

Rrëzimi i shtatores së Hoxhës, u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë, për t’i hequr universitetit emrin e tij. Data 20 Shkurt, tanimë është caktuar si Dita e Kujtesës kombëtare për Martirët dhe Viktimat e regjimit komunist. Ajo shënoi në fakt edhe fundin e diktaturës në Shqipëri.

Pamjet e atyre ngjarjeve, në sheshin “Skënderbej”, bënë xhiron e botës dhe e vunë edhe një herë Shqipërinë, në fokusin e zhvillimeve ndërkombëtar. Rrëzimi i shtatores së diktatorit Enver Hoxha, do të shënonte edhe ndarjen me të shkuarën dhe fillimin e një epoke të re, atë të demokracisë.

Për më shumë lajme, vizitoni: www.konica.al

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit