Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri teksa ka komentuar qeverinë e re, deklaroi se Albin Kurti po heq dorë nga disa parime që ka pasur në opozitë. Ai tha se nuk duhet të flitet me Serbinë për dialog, nëse nuk ka njohje të pavarësisë.
“Në konferencën në Mynih po shihet se Kurti ka hequr dorë nga shumë nga parimet që ka patur në opozitë. Unë mendoj se nuk duhet të flitet me Serbinë për dialog pa njohje. Ajo marrëveshje që duhet të arrihet për të patur njohje mes dy vendeve.
Ymeri foli edhe për raportet e Kurtit me SHBA-të. “Mendoj që raportet me SHBA duhet të mirëmbahen por nuk do të thotë se gjithçka duhet të bëhet sipas kërkesave që vijnë nga jashtë. Gjatë tërë kësaj kohe dy partitë në pushtet i kanë thënë publikut se jemi marrë vesh për programin qeverisës, por si nuk qenka marrë vesh për një temë shumë të rëndësishme siç është dialogu me Serbinë”, tha Ymeri në Blic Interview.
Sa i përket reciprocitet ai tha se ka dy shkallë, në radhë të parë të definohet me partnerin qeverisës se çfarë të bëhet me reciprocitetin dhe së dyti ta kuptojnë vetë se çfarë do të thotë reciprocitet.