MENU
klinika

"I kemi marrë masat"

Manastirliu: Koronavirusi mund të prekë edhe Shqipërinë, nuk jemi imun!

27.02.2020 - 13:12

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se vendi ynë po përgatitet për të përballuar të gjithë skenarët e mundshëm lidhur me përhapjen e koronavirusit.

Ajo tha se janë përgatitur kapacitetet shëndetësore për përballimin e tij duke nisur nga një ambient me 80 shtretër në QSUT, tek karantina e vendosur në shtëpinë e pushimit të ushtarakëve në Durrës.

“Po punohet për hartimin e një plani masash. Ne kemi marrë masat dhe kemi të gjithë skenarët për përballimin e koronavisurit të ri. Situata në Itali na ka vendosur në një lloj gjendje alerti. Nga ana tjetër dje Greqia ka shfaqur rastet e para. Kemi marrë masat për rritjen e stokut për mbrojtjen e personelit mjekësor i cili është në front të punës dhe është në kontakt. Spitalet janë të pajisura me stokun e nevojshëm për mbrojtjen e tyre. Protokollet mjekësor janë po aq të rëndësishme për t’u ndjekur. Në Maqedoni unë kam pasur komunikime për të kombinuar forcar për çështje të caktuara për të përballuar virusin e ri. Të gjitha strukturat tona janë në gatishmëri. Me evidentimin e rastit të parë ne vëmë në gatishmëri strukturën në QSUT me një kapacitet prej 80 shtretërish. Nëse do të kishin nga 0-100 raste të prekura duke përfshirë këtu edhe raste të rënda, kemi siguruar kapacitet në spitalin infektiv 5% e rasteve do të kenë nevojë për kontroll respirator. Ne kemi vendosur kapacitetet e neojshme për mbrojtjen personale, medikamenteve dhe për sa i përket karantinës. Komiteti i ekspertëve kanë përcaktuar strukturën e shtëpisë së pushimit në zonën e Durrësit që është pronë e Ministrisë së Mbrojtjes. Ne kemi siguruar kushtet për të siguruar përballjen me visurin e ri. Ai ka marrë masat për të gjithë skenarët që mund të përballemi. Duke qenë se ky virus po prek të gjithë vendet probabiliteti është të prekë edhe Shqipërinë. Nuk jemi imun nga sëmundjet infektive. Survejanca aktive dhe sistemi alert e OBSH është shprehur se është e gatshme për të pritur rastet e koronavirusit. Përballja me këtë virus kërkon kohë, për përballjen, evidentimin. Ne jemi duke punuar në çdo moment. Do të vijojmë komunikatën e përditshme me publikun. Ka shumë nevojë të jemi racionalë për të shmangur panikun dhe për përgjegjësinë që qeveria ka”, tha Manstirliu.