MENU
klinika

“Pres me padurim që…”

Marrëveshja VV-LDK, Rama: Uroj të kemi bashkëpunim për shqiptarët

02.02.2020 - 13:12

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur marrëveshjen që u arrit sot mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, për krijimin e qeverisë së re të Kosovës.

Përmes një mesazhi në ‘Twitter’ Rama thekson se pret me padurim që të dy qeveritë të shtrojnë në tryezë çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve e të sipërmarrjeve në kufirin mes dy vendeve.

“Suksese VV-LDK në formimin e qeverisë së re dhe në qeverisjen e Kosovës! Uroj të kemi një bashkëpunim sa më të dobishëm për shqiptarët këtej e andej kufirit dhe pres me padurim të shtrojmë në tryezë çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve e të sipërmarrjeve në kufirin tonë”, shkruan Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nga presidenti tek kryetari i Kuvendit”

Detajet/ Arrihet marrëveshja mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës