MENU
klinika

Si rezulton?

Virusi/ Porti i Durrësit kalon në filtër kinezin

02.02.2020 - 13:48

Në një kohë kur koronavirusi ka marrë 304 jetë njerëzish, Shqipëria ka forcuar masat dhe kontrollet në pikat kufitare tokësore, portuale apo dhe në aeroportin “Nënë Tereza”. Një pasagjer kinez, rezident në Itali, është ndaluar për kontrolle të imtësishme në portin e Durrësit.

Sipas autoriteteve, ky shtetas iu nënshtrua kontrollit, ndërsa rezulton se nuk përbën rrezik si rast. Po ashtu, kontrolleve rutinë iu janë nënshtruar dhe pasagjerëve të tjerë që ndodheshin në traget (ishin nisur nga Bari).

Kujtojmë se pasi OBSH shpalli gjendjen e emergjencës pas shpërthimit të koronavirusit në Kinë, ministria e Shëndetësisë ka forcuar masat për t’ju parapritë çdo situatë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kontroll shtetasve aziatik

Grupe mjekësh në doganat e juglindjes