MENU
klinika

Përgjigjet mjekja e përgjithshme

Më dridhen duart, dhe ndonjëherë më mpihen. Çfarë është?

23.02.2020 - 13:49

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Vazhdimisht më dridhen duart, ka raste që përtej dridhjes edhe më mpihen. Me çfarë ka të bëjë?

Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Dridhja e duarve, apo e pjesëve të tjera të trupit është një gjendje mjaft problematike, e cila bëhet mjaft e shpeshtë në moshat e mesme dhe të treta. Kjo gjendje e cila në gjuhën mjekësore njihet si “Tremori”, kërkon kujdes të veçantë pasi bëhet pengesë në realizimin e aktiviteteve të përditshme. Janë një sërë faktorësh që ndikojnë në krijimin e kësaj gjendjeje. Në disa persona dridhja është simptomë e një çrregullimi neurologjik, ose mund të shfaqet si efekt anësor i medikamenteve të caktuara. Megjithatë, forma më e zakonshme e dridhjeve ndodh në njerëz që në përgjithësi janë shumë të shëndetshëm. Edhe pse dridhja nuk është kërcënuese për jetën, ajo mund të jetë e sikletshme për shumë njerëz nga pikëpamja emocionale, por edhe mund të vështirësojë kryerjen e detyrave të caktuara gjatë përditshmërisë. Duhet të bëhet kujdes me trajtimin, i cili duhet të jetë kompetencë vetëm e mjekut specialist neurolog. Nëse ndihma e specializuar mjekësore merret në kohën e duhur dridhja mund të trajtohet pa shkaktuar ndërlikime të tjera.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.