MENU
klinika

Parashikimi

Mësoni si do të jetë moti sot!

06.02.2020 - 08:22

Ardhja e masave ajrore me origjinë polare do të bëjë që në vendin tonë moti të jetë i ftohtë me vranësira të shpeshta dhe reshje dëbore në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.

Pasiditja sjell përmirësim të përkohshëm.

Sipas MeteoAlb: Temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga -9°C, deri në 8 °C.

Era do fryjë e fortë, ku në det shpejtësia i kalon 70 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë.