Edhe sot do të mbetemi në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë. Për pasojë deri në pasdite moti do të paraqitet me kthjellime në zonat e ultësirës perëndimore por vranësira të lehta do ketë në zonat malore.
Nata do të sjellë kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin. Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 1°C në 18°C. Sipas meteoalb, era do fryjë e lehtë në tokë dhe det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.
Vranësira të dendura, reshje dëbore dhe temperatura relativisht të ulta mbizotërojnë Europën Linodre, Veriore dhe atë Qendrore. Herë pas here era do të jetë problematike në këto rajone. Por ndryshe paraqitet situata për Europën Jugore, ku kthjellimet janë dominuese.