MENU
klinika

"E gjithë bota ta shikojë dhe ta marrë vesh..."

Meta për Euronews Francë: Tani është koha të dëgjohet zëri i popullit

27.02.2020 - 13:36

Presidenti Ilir Meta foli në një intervistë për ‘Euronews’ në Francë, duke komentuar thirrjen e tij për tubimin e 2 marsit. Meta është shprehur fillimisht se Shqipëria po jeton sot në një regjim njëpartiak duke u përballur për kthimin 30 vite pas, si në ‘Korenë e Veriut’. Meta përsëriti akuzat ndaj mazhorancës se zhvilloi zgjedhje anti-ligjore në 30 qershor të 2019, ndërsa manipuloi votat në bashkëpunim me krimit në zgjedhjet e mëparshme.

Meta: Më duhet t’ju them se sot po jetojmë, fatkeqësisht nën një regjim njëpartiak dhe po përballemi me kërcënimin që të kthehemi tridhjetë vite pas, kur ishim ‘Koreja e Veriut’ e Europës. Tani po ju tregoj hartën institucionale të Shqipërisë, që përfaqëson të gjitha institucionet e përcaktuara në Kushtetutën tonë. Na duhet të garantojmë mekanizmin e kontrollit dhe balancimit si dhe ndarjen mes pushteteve të ndryshme. Këtu kemi ekzekutivin: është vetëm një parti në qeverisje dhe një parti që ka zhvilluar zgjedhje anti-ligjore dhe anti-kushtetuese vendore në të gjithë vendin. Gjithashtu më duhet ta them që kjo parti qeverisëse, në bashkëpunim me krimin e organizuar, me dosje që flenë në Prokurori prej tri vitesh, ka manipuluar vullnetin e popullit duke vjedhur zgjedhjet në një kohë kur megjithëse mbarë Europa po kërkon hetim prej vitesh, asgjë nuk po ndodh në këtë drejtim.

I pyetur në lidhje me akuzat që i janë drejtuar shpesh se “nuk ka ruajtur neutralitetin”, Presidenti Meta u përgjigj: Po, patjetër. Por si mund të qëndroj unë mbi politikat partiake kur kemi një kapje totale të shtetit në Shqipëri nga mazhoranca në pushtet. Kur ajo kontrollon çdo gjë dhe kur u tregua shumë qartë në muajt dhe ditët e fundit, se ata guxuan dhe shkuan deri aty sa kapën, ose uzurpuan atributet kushtetuese të Presidentit të Republikës për emërimin e gjykatësve kushtetues, bazuar në manipulime, falsifikim dokumentesh dhe në një mënyrë shumë të strukturuar kriminale. Ky skandal që ministrja e Drejtësisë…

Më tej, Presidenti u shpreh se zgjedhjet në Shqipëri vitin e kaluar u rrëzuan dhe nga OSBE/ODIHR, e cila i cilësoi njëparitake, që nuk ishin legjitime. Megjithatë, ai sqaroi se beteja e nisur nuk ka të bëjë me luftën politike mes Presidentit dhe Kryeministrit, pasi sipas presidenti, këtu po bëhet përpjekja për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.
Meta: Kjo nuk ka të bëjë me luftën politike mes Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit. Këtu po bëhet përpjekja e fundit, që me anë të ligjit të ri që është krejtësisht kundër Kushtetutës sonë, ata duan të marrin kontrollin e Gjykatës Kushtetuese që është institucioni më i rëndësishëm i Republikës dhe që garanton të drejtat kushtetuese të qytetarëve tanë. Ky është problemi dhe kjo arsyeja pse po i drejtohem popullit, sepse sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit shqiptar. Kjo nuk është luftë për pushtet. Unë po luftoj për shtetin e së drejtës. Po luftoj për të mbrojtur demokracinë nga një regjim njëpartiak, që ka uzurpuar çdo institucion të pavarur në këtë vend, dhe tani do të kapë edhe Gjykatën Kushtetuese.

Gjithashtu Presidenti ëshë shprehur se ka shteruar të gjitha mjetet institucionale për gjetjen e një zgjidhje, ndaj ka thirrur popullin.
Meta: I kam shteruar të gjitha mjetet institucionale. Jam përpjekur ta shmang këtë përplasje institucionale, por ata ishin të vendosur dhe të fiksuar për të rrëmbyer edhe Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Kjo është diçka e papranueshme i kam paralajmëruar prej muajsh se kjo për mua si President i Republikës, është vija e kuqe, sepse përgjegjësia e parë dhe e fundit më e rëndësishme e Presidentit është të mbrojë dhe të ruajë Kushtetutën e Shqipërisë. Tani është koha që të dëgjohet zëri i popullit shqiptar, i qytetarëve shqiptarë! Që e gjithë bota ta shikojë e ta marrë vesh se çfarë mendon populli shqiptar për këtë situatë. Jam i sigurt që ata do të kenë një mesazh tepër të qartë se nuk duan të rikthehen në një regjim njëpartiak si ai nën të cilin kemi jetuar dikur për pesëdhjetë vite.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!