MENU
klinika

Aktori i "Spartacus"

Ndahet nga jeta legjenda e Hollywood-it!

06.02.2020 - 11:23

Kirk Douglas, ylli i Hollywood-it për 6 dekada me radhë, ka ndërruar jetë në moshën 103 vjeçare. Aktori spikati në shumë role gjatë karrierës së tij, përfshi këtu filmin “Spartacus” në 1960-ën, në të cilin kishte rol kryesor.

I lindur në New York në 1916-ën, Kirk pati ndikim gjatë “periudhës së artë” të Hollywood-it, duke fituar nominimin e parë për Oscar në 1949-ën.

Ndahet nga jeta në moshën 103-vjeçare legjenda e Hollywood-it!

Talentin në aktrim, e trashëgoi i biri, aktori i njohur Michael Douglas, që gjithashtu është fitues i çmimit Oscar.

“Eshtë trishtim i madh që unë dhe vëllezërit e mi duhet të themi se Kirk Douglas na la sot. Për botën ai ishte legjende, një aktor që vinte nga filmat e epokës së artë, por për mua dhe vëllezërit e mi ishte thjesht Babi… ” – shkruan aktori.

Bashkëshortja e Michael, aktorja britanike Catherine Zeta Jones, postoi gjithashtu një foto të saj krah vjehrrit ku shkruante: “Do të të dua për gjithë jetën! Më ka marrë malli që tani.”

Më shumë se 90 filma mbanin emrin e tij, duke e shndërruar në një prej aktorëve më frytdhënës të atyre dekadave.

Ndahet nga jeta në moshën 103-vjeçare legjenda e Hollywood-it!

Regjisori i famshëm Steven Spielberg që e njihte personalisht, iu drejtua një gazetari në Hollywood duke i thënë se ishte krenar që kishte qenë pjesë e karrierës së Douglas-it, në 45-vitet e fundit.”